Ahmetaj tregon momentin në SHBA: Rama nuk dilte nga zyra e drejtorit të Pfizer pa marrë “po”

196

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se qeveria është në negociata për të sjellë në Shqipëri edhe vaksinën Moderna dhe J&J.

- PUBLICITET -

I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Ahmetaj tha se në varësi se si do të shkojë kapaciteti i prodhimit mundet që në fillim të vjeshtës të marrin edhe vaksina nga Moderna.

“Dua që të ndaj me ju që jemi në përditshmëri në diskutime me Modernën, J&J. Këto vaksina e bëjnë të mundur furnizimin e Shqipërisë në fund të vitit. Moderna mendon se nëse ka përmirësim të kapaciteteve të prodhimit në gusht ne mund ta marrim në fillim të vjeshtës,” tha ministri.

I pyetur për deklaratat e kryeministri se nëse PS humb qytetarët nuk do të vaksinohen, Ahmetaj thotë: “Shqiptarët do të vaksinohen të gjithë ne do të fitojmë. Brenda majit do të kesh 500 mijë qytetarë të vaksinuar. Premtimin e kemi deri në shkurt të 2022 do të kemi vaksinuar çdo qytetar mbi moshën 16 vjeç. Ne këtë do ta arrijmë brenda këtij viti. Do të kemi edhe një sasi të konsiderueshme të AstraZeneca që e kemi kontaktuar që në mes të vitit të kaluar”.

Ahmetaj thekson se ata arrijnë të sigurojnë vaksina për shkak të këmbënguljes që kanë. Ministri tregoi në studio momentin e arritjes së marrëveshjes me kompaninë Pfizer. Ahetaj tha se kryeministri Rama nuk lëvizte nga zyra e drejtorit ekzekutiv të kompanisë amerikane Albert Bourla, pa i thënë “po” ky i fundit.

“Ne i marrim sepse ka të bëjë me këmbënguljen. Ne jemi një ekip prej tre vetash, kryeministri, Ogerta dhe unë. Jemi në negociatë çdo ditë.

Pse negociuat me podhuesin turk dhe i kërkuar ptocit tu sillte Sputbnik. Ne sot kemi parë Gjermaninë që të negociojë me Rusinë. Ne sot kemi përdorur fondacionin e Tony Blair për të na ndihmuar me Sputnik dhe ligji na e ka dhënë këtë mundësi, na ka detyruar që të negociojmë me prodhues. Ne gjejmë çdo mundësi për të sjellë vaksina. Ne kemi gjetur të gjitha rrugët e mundshëm.

Ka qenë kryeministri që e ka gjetur kontaktin me Pfizer. Kryeministri refuzonte të mbyllte takimin me Bourla pa marrë një ‘po’. Njeri i zënë me punë pavarësisht se kishte kryeministrin e një vendi, kryeministri ngulte këmbë tha nuk lëviz nga zyra nëse ti nuk më premton. Kjo duket si përrallë sikur ministri i një kryeministri po mundohet ti japë atributet që si ka. Nuk dilte deri kur Bourla i tha po. Kryeministri shkoi me kontaktet e veta. Kur ti shkruajë kujtim Edi Rama do ti thotë. Prandaj bën diferencën, këmbëngulja e një ekipi. Një kryeministër ka më shumë kontakte se një kryeministër tjetër. marrëdhëniet janë edhe personale,”deklaroi Ahmetaj.

- PUBLICITET -