Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja me armë zjarri e shtetasit me Iniciale B.P në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se B.P. është ekzekutuar me kallashnikov, teksa makina e tij tip “Range Rover” ishte në ecje e sipër. Pas të shtënave dyshohet se makina e B.P. ka ecur në gjendje të lirë dhe është përplasur me murin anësor të një biznesi.
Mësohet se makina e djegur e gjetur pranë pompave ne Dobraç, ishte me targa italiane.
Brenda në makinë janë gjetur dy armë ndërsa ngjarja mbetet ende pa autor
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhojat e armës me të cilën B.P. është ekzekutuar, ndërsa është vënë re se në vendin e krimit ndodhen dhe kamera sigurie.