“Uroj me gjithë zemër që mos ndodhë”, Rama tregon frikën e tij më të madhe

Gjatë një bashkëbisedimi sot me qytetarët në Fier kryeministri Edi Rama foli dhe njëherë për grumbullimet e Partisë Demokratike në kuadër të fushatës elektorale.

Ai shtoi se disa prej pjesëmarrësve fatkeqësisht janë infektuar.

Gjithashtu kreu i qeverisë i është përgjigjur dhe PD-së, duke thënë se nuk ka frikë nga grumbullimet që bën Basha, por për shëndetin e qytetarëve.

“Bëjnë deklarata Edi Rama ka frikë kur shikon këto shfaqje, që tregojnë se ka një uragan fitoreje. Unë kam frikë, por për shëndetin e tyre. Disa prej tyre që i kanë prirë atyre grumbullimeve fatkeqësisht janë infektuar.

Por dy e tre javë i duhen armikut të kap fytin dhe të të marrë frymën. Dhe uroj shumë me gjithë zemër që mos ndodhë me shumë prej atyre që shkojnë mbas berihajit. Frikë tjetër nuk kam as unë dhe askush tjetër. Sepse e dimë shumë mirë se çfarë vjen,” tha Rama ndër të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...