“Ti çfarë nuk më ke bërë mua” Shqipja i sulet keq Teas: Mashtruese

127

Dy ish-konkurrentet e “Përputhen” Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj u përballën sot ‘live’ për herë të parë pas kaq shumë kohësh.

- PUBLICITET -

Të ftuara në “E Diell”, Shqipja e sulmoi Tean që në fillim të programit duke thënë se ajo ka qenë e vërtetë vetëm me veten dhe se ka gënjyer një Shqipëri të tërë.

Gjithashtu ish-konkurrentja shtoi se nuk do t’ia harrojë kurrë të këqiat që i ka bërë.

“Çfarë të kam bërë unë ty?”, tha Tea.

“Çfarë nuk më ke bërë dhe çfarë nuk më ke thënë, në mënyrën më të shëmtuar. Më ke gënjyer sy për sy dhe unë ty këto s’kam për t’i harruar”, u përgjigj Shqipja.

Më tej ajo i përmendi dhe historinë Tea-Andi-Beart, duke e cilësuar si mashtruese. Sipas Shqipes Tea e ka bërë gjithçka sepse ka dashur dhe jo se i ka thënë Olsa.

“Olsa të thoshte bëj video nusja dhe dhëndri dhe do iknit me pushime, Olsa të thoshte?”, i tha ajo, mirëpo Tea nuk iu përgjigj.

- PUBLICITET -