Teksa ushqen vogëlushin e saj me gji, Arbana Osmani jep mesazhin e rëndësishëm (Foto)

Moderatorja Arbana Osmani postoi një ditë më parë një fotografi ku shfaqej teksa ushqente me gji të voglin e saj, Diell.

Kjo foto është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, sidomos nga nënat, pasi ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm Madje kjo fotografi ka frymëzuar edhe nënat e reja që të thyejnë tabunë për gjidhëniën në publik. Edhe ato kanë vendosur që fotot e tilla që kanë realizuar me fëmijët e tyre, t’i ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale

Advertisements

Ditën e sotme, moderatorja ka postuar në “Instastory” një foto të një nëne të re. Kjo e fundit shprehet se ka vendosur që të shpërndajë një foto të ngjashme me djalin e saj, pasi ka parë imazhin e Arbanës.

Si pasojë, Osmani iu drejtua sot të gjitha grave me një mesazh. Ajo shprehet se i vjen mirë që po kontribuon në normalizimin e gjidhënies në publik, duke e konsideruar si një nga proceset më të rëndësishme në rritjen e një fëmije.

“Kam marrë me qindra mesazhe nga gra dhe vajza që gjidhënien nuk e kanë shijuar siç duhet për shkak të turpit dhe sikletit publik dhe janë ndjerë të frymëzuara dhe fuqizuara nga foto e publikuara dje me Diellin. Personalisht e kam menduar gjithmonë si një nga proceset më të bukura dhe më natyrale që ekziston dhe edhe pse nuk ka qenë ky qëllimi im, më vjen mirë që kjo foto po shërben për ta normlizuar gjidhënien në publik si një moment të rëndësishëm dhe proces krejt normal në mirë rritjen e një fëmije”, shkruan moderatorja.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...