“Kishte kollë me gjak, e dija që s’do ja dilte”, gazetarja e Aldo Morning Show flet për humbjen e të atit nga Covidi

785

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për humbjen e aktivistit dhe kryetarit të shoqatës rome “Distuni Albania” në Korçë, Arben Kosturi nga Covid-19. Për shumë vite ai ka qenë aktivist në mbrojtje të të drejtave të komunitetit rom, egjiptian dhe minoriteteve në veçanti, por fatkeqësisht u nda nga jeta me 15 Mars, duke e humbur betejën me koronavirusin. E ftuar në studio ka qenë vajza e tij për të folur për ndarjen e tij nga jeta e cila është gazetare në programin e mëngjesit në TV Klan, Aldo Morning Show”, Enxhi Kosturi.

- PUBLICITET -

Enxhi Kosturi: Para se të jepte shpirt më shkruan një mesazh dhe më thotë ti je damari im kryesor i zemrës dhe tani kur flasim edhe bashkë më duket si gënjeshtër, nuk e besoj sikur babi im ka humbur jetë, më duket sikur nga momenti në moment do më marrë në telefon, nuk e besoj dot.

Rudina Magjistari: Si ishte historia e tij e Covidit?

Enxhi Kosturi: U sëmur vëllai në fillim, më pas mami dhe motra. Ai u bë doktori i familjes tonë, duke i bërë injeksionet. Kur pastaj u sëmur vetë dhe i thoja gjithmonë kur përgatitesha për në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Shoë”, ju bini erë Covid, ai qeshte. I thoja bëni një tampon se nuk ju kushton asnjë gjë, plus që është dhe falas. Kur e bëri tamponin, ai e përjetoi shumë, i doli pozitiv, e mjekova në shtëpi vetë 2 javë. Nuk donte të hipte në makinën time duke thënë që Enxhi do të ta ngjis.

Rudina Magjistari: Ai kishte shfaqur simptoma dhe nuk donte të bënte tampon?

Enxhi Kosturi: Ne e dinim se ishte ndonjë gjendje e lehtë gripale, nuk e menduam që ishte Covid. Ka qëndruar 1 javë pa mjekime, ka pasur temperaturë, djersë të ftohta dhe neglizhenca e tij bëri babi më ka lënë. Për 3-4 ditë u mjekua me antibiotikë etj, po shikoja që ai po pështynte gjak, nuk më pëlqente, në shtëpi kishte bërë një trombozë në mëlçi, njoftuam mikun e tij shefin e urgjencës të Korçës dhe vjen e i thotë ore Beni po ti sikur ke pirë raki se babi im nuk pinte as raki as alkool.

Pas tre ditësh e çova, i bëra një skaner, ai ishte 88% i prekur në mushkëri. Edhe mjekja kur e çuam tek Shefqet Ndroqi, tha nuk kam se çfarë t’i bëj, do bëj të pamundurën. Që në datën 26 Shkurt që e kam shtruar babin në spital ai hante ushqim, flisnim në Skype, flisnim në mesazhe, më pyeste ke dalë në emision, më thoshte më bëj një përshëndetje. Fliste sikur të ishte në momentet e fundit të tij. Gjithmonë më thoshte po u sëmura unë, ti je energjia ime, duhet të bëhesh shumë e fortë sepse t’i je djali i shtëpisë.

Pastaj në 14 Mars i çoj një mesazh dhe i them babi gëzuar Ditën e Verës edhe pse je në spital. Më tha gëzuar shpirt edhe pse oksigjeni im po bie. Unë e dija që ditën e parë që e kam çuar babin që nuk do shpëtonte, pavarësisht se mamit nuk i tregoja, qoftë familjarëve të tjerë. Unë kam qenë vetë në ambulancë kur e kam shoqëruar dhe më thosht Enxhi duhet të bëhesh shumë e fortë. Babi im nuk ia doli sepse ky është një neglizhim që bëri babi im, kjo që më ndodhi nuk ia uroj askujt që. /tvklan.al

- PUBLICITET -