FOTO – Marin Zefi në kërkim të djalit që u zhduk me nënën nga Shkodra, lë Amerikën për ta kërkuar në Shqipëri

Ka kaluar më shumë se një vit, që kur i është drejtuar emisionit ’Pa gjurmë’ në Report TV në kërkim të djalit 9-vjeçar. Babai Marin Zefi udhëtoi nga Amerika për të qenë i pranishëm në puntatën e kësaj të shtune, duke bërë thirrje live, për të gjetur djalin e tij Bledi Zefi.

Ai humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se kishin hyrë në Shqipëri.

“Që në vitin 2015 ka shfaq probleme të shëndetit mendor, depresioni. Merrte mjekime. Në 2018 Departamenti i fëmijëve të familjes më thanë që të paraqitem se Mirela më kishte denoncuar se une kam tentuar të vrasë djalin. Mora djalin tek shtëpia. Mirela qëndroi atë natë në spital të nesërmen u kthye në shtëpi. Nuk kishim konflikte. Unë kujdesesha për të. E kam dit gjendjen e saj prandaj nuk kam bërë asnjë akuzë.

Unë fitova kujdestarinë e djalit pasi ajo iku për 3 javë me djalin tek një banesë tjetër dhe më shkëputi cdo kontakt. Letra e vendimit të gjykatës është marrë nga Mirela. Gjykata i kishte lënë 7 ditë afat. Më 13 gusht ka marrë letrën, më 15 ka prerë biletën dhe më 16 ka hyrë në Shqipëri. Mirela ka lenë mesazh zanor se ka hyrë në Shqipëri dhe të mos e kërkojmë. Besoj se ajo ndodhet në Shqipëri ende. Mendoj se dikush e mbështet, nuk mundet ta bëj gjithë këtë e vetme. Dyshime kam por nuk di kujt t’ja vendos gishtin.”, thotë Marin Zefi.

Shumë informacione kanë mbërritur gjatë dhjetra puntatave në emisionin ’Pa Gjurmë’, të cilat kanë treguar një vendndodhje të mundshme të tyre. Stafi i emisionit ka investiguar në terren, për të mbërritur në gjurmët e nënë e bir, kryesisht në qytetin e Shkodrës. Sa herë jemi munduar të zbulojmë të dhëna të rëndësishme, aq herë dyshohet se kanë ndryshuar koordinatat. Këtë të shtunë u përcoll live dëshmia më e fundit, ku dyshohet se të dy janë parë në zonën e Kamzës në Tiranë, më 16 mars të këtij viti.

“Unë po shkoja në drejtim të shkollës në Kamëz më datë 16 mars të këtij viti. E kam parë, në momentin kur ishte orari që dilnin fëmijët nga shkolla. Tek Rruga Rilindja, u përballa me të dhe e kam fiksuar mirë, sepse sa e pashë ajo mbuloi fytyrën. Flokët i kishte errësuar pak. 100% ajo ishte.”, ka treguar episodin Marin Zefi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...