69-vjeçari ‘sfidon’ Berishën: Ma bëni mua vaksinën që refuzon Saliu!

Sot shënohet dita e 8 e vaksinimit masiv në Shqipëri.

Në Shqipëri, një politikan në pension e shikon diçka të tillë si mjet të luftës politike. Ish-kryeministri Sali Berisha në një koment në rrjete sociale shkruante: Stop vaksinës kineze te mbi 60 vjeçarët!

Ai flet për vdekje dhe akuzon kryeministrin Rama dhe kërkon ndërprerjen e përdorimit të vaksinës kineze tek të moshuarit.

Një i moshuar, që ndodhej në sheshin “Skëndërbej” për të kryer vaksinën ka “sfiduar” Berishën duke thënë se do ta bëjë ai vaksinën që ish-kryeministri Berisha refuzoi ta kryente. Ai tregon se vuan nga katër sëmundje dhe se ka kaluar në janar të këtij viti Covidin.

Gazetarja: Sa vjeç jeni?
Qytetari: 69 e 7 muaj.
Gazetarja: Keni ardhur këtu për vaksinën?
Qytetari: Po për vaksinën.
Gazetarja: Çfarë ju thanë?
Qytetari: Vetëm 70 dhe 80.
Gazetarja: Ju doni ta bëni vaksinën?
Qytetari: Patjetër edhe të Saliut edhe të Liries.
Gazetarja: Në ç’kuptim?
Qytetari: Në kuptim që ata e kanë lënë unë do e bëj.
Gazetarja: Keni sëmundje bashkëshoqëruese?
Qytetari: Katër.
Gazetarja: E keni kaluar Covidin?
Qytetari: Po, që para 3 muajsh, në janar.
Gazetarja: Keni frikë se mund të riinkfetoheni?
Qytetari: Po më ka thënë doktori se ti e ke sa të hasësh njerin e merr, se e kam riskun timin, jam me mushkri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...