HYRJELAJMEHOROSKOPITë jetosh nëpërmjet tingujve, nëna surprizon djalin e verbër duke i realizuar...

Të jetosh nëpërmjet tingujve, nëna surprizon djalin e verbër duke i realizuar ëndrrën e tij më të madhe

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli në ekranet tona një ndër historitë më frymëzuese, historinë e Luanit, djalit 27-vjeçar, i cili i buzëqesh jetës edhe pse nuk mund t’i shohi ngjyrat e saj.

Në studio kishte ardhur nëna e Luanit, zonja Tati e cila rrëfeu se djali i saj kishte filluar të kishte probleme në shikim që në fëmijëri.
Nëna e tij kishte vëzhguar reagimet që Luani kishte me mjedisin përreth dhe kishte kuptuar që diçka nuk shkonte me vogëlushin e saj. Për këtë arsye ajo e kishte çuar për ta vizituar dhe pas vizitave të njëpasnjëshme ajo mori lajmin se djali i saj i vogël kishte probleme me shikimin. Me kalimin e viteve Luani kishte mësuar se si ta kalonte këtë pengesë dhe të vazhdonte jetën normalisht si gjithë të tjerët duke mbaruar studimet e larta për fizioterapi.
Në studio Luani rrëfeu se pjesën më të madhe të ditës e kalonte pranë nënës së tij, duke gatuar e biseduar gjatë me njëri-tjetrin. Ai tregoi se është i dashuruar pas muzikës dhe pianos, të cilën e ushtron rregullisht. Por gjithashtu Luani tregoi dhe një anë tjetër të tij, ai rrëfeu se një ndër pasionet më të mëdha është dhe alpinizmi. Ai së bashku me shokët e tij rrëfeu se kishin ngjitur disa nga majat më të larta të maleve të Shqipërisë. “Jam tepër i surprizuar dhe i lumtur. Nuk e prisja kurrë që këtë surprizë të bukur të ma bëntë mami. Pavarësisht se njihem si dikush që flet shumë, këtu fjalët po më ikin, di vetëm të them që jam tepër i lumtur.”,- u shpreh Luani.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar disa surpriza të veçanta për Luanin ku një ndër to ishte i ftuar special tenori i njohur, Armaldo Kllogjeri dhe të dy së bashku performuan live këngën e Lucio Dalla, “Caruzo”.
Në fund programi në bashkëpunim me fondacionin Humanitar “Golden Eagle” morën përsipër që t’i ofronin mundësinë Luanit që të ushtronte profesionin e tij si fizioterapist duke i hapur një ordinancë të kompletuar me të gjitha mjetet e nevojshme.

TE TJERA

spot_img