NJË TJETËR PREMTIM NGA TOM DOSHI, GJITHMONË DO JEMI TE HAPUR PËR PROBLEMET E KOMUNITETIT

3483

Banoret e Barbullushit, pjese e njësisë administrative Bushat bashkia e Vaut te Dejës, kane mirëpritur sot deputetin e partisë social demokrate Tom Doshi.
I shoqëruar nga ekipi i kandidateve për deputet te kësaj partie , garues në zgjedhjet e 25 prillit, Doshi, i njohur ne ketë zone jo vetëm si dëgjues i mire i problemeve të tyre por edhe gjithmonë i hapur për nevojat e këtij komuniteti, vjen pranë tyre jo vetëm për te shpalosur programin e kësaj partie , por i bindur se do te gjeje serish mbështetjen e partisë qe drejton tek ky komunitet qe di te vlerësoje njerëzit e fjalës se mbajtur e besës se dhëne.

- PUBLICITET -

Edhe kandidatet qe garojnë me siglën e kësaj partie në zgjedhje te 25 prillit, janë përzgjedhur mes me të mirëve që nën shembullin e kryesuesit te kësaj partie, primare do te kenë gjithmonë njerëzit, problemet e tyre.

Duke e marre fjalën ne ketë takim Tom Doshi ka shprehur ne emër te partisë qe drejton mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen qe ata i kane dhëne nder vite
Ne, ka theksuar Tom Doshi, kemi bindjen se do te jemi forca përcaktuese në këto zgjedhje te rëndësishme për fatet e vendit.
Mbështetja ndaj kësaj force politike ka ardhur duke u rritur vazhdimisht dhe ne besojmë edhe ne mbështetjen tuaj.

Nuk kane munguar falenderimet dhe mbështetja e pjesëmarrësve në ketë takim
Deputeti Tom Doshi ka vazhduar bashkëbisedimin me ta edhe pas këtij takimi,
Vincens Hila, invalid e me probleme shëndetësore ka tërhequr vëmendjen e deputetit, Ai i ka premtuar atij pa i kërkuar asgjë se do i siguroje operimin e nevojshëm te cilën Hila nuk ka mundësi ekonomike, Dhe nuk është ky rasti i vetëm.

I ndjeshëm e pa kushte ndaj problemeve te tona shprehen banoret e Barbullushit , Tom Doshi ai do ketë gjithmonë votën e besën tonë.

Tom Doshi ka qene jo vetëm dëgjues i mire i problemeve e halleve të tyre por shpesh edhe zëri i tyre i shpresës e fjalës së mbajtur.

 


- PUBLICITET -