Kamera e fshehtë/ Polici rreh me shkop gome qytetarët që s’kanë maskë, shikoni reagimin e qytetarëve (Video)

1254

Dje emisioni “Stop” ka realizuar një video gazmore me rastin e 1 prillit, ditës së gënjeshtrave.

- PUBLICITET -

Një person i veshur si polic “del nga hiçi” dhe qëllon me shkop gome çdo qytetar që nuk ka vendosur maskën anti-Covid. E gjitha është e inskenuar, madje dhe shkopi nuk është prej gome, por i sajuar dhe nuk të dëmton.

Qytetarët që “ndëshkohen” nga polici frikësohen dhe tentojnë të justifikohen duke nxjerrë maskën që e kanë në xhep, të tjerët që e shohin bëjnë reagime epike.

Disa kthehen nga rruga, disa vrapojnë dhe të tjerë e vendosin me shpejtësi maskën.

 

- PUBLICITET -