Berisha nuk ndalet: Në Shqipëri janë vaksinuar vetëm 650 vetë

Sali Berisha vazhdon të ndjellë vdekje. Ai ka sulmuar mjekët në një intervistë, duke thënë se ata fshehin vdekjet nga vaksinimi, ndërsa thotë se në Shqipëri janë vaksinuar vetëm 650 vetë.

Si e shpjegoni faktin se deri tani janë vaksinuar 172 e 400 qytetarë dhe nuk është raportuar asnjë problem prej tyre?

Së pari, nuk e besoj në mënyrë absolute këtë shifër, sepse nuk mund të besosh asnjë shifër të kësaj qeverie. Ajo që është e sigurt, është se janë vaksinuar dy herë vetëm 650 qytetarë. Kjo po nuk lëviz. Së dyti, për sa u përket ndërlikimeve ka një komitet bluzëzishë që keqpërdoret në mënyrën më të paimagjinueshme. Ju i dëgjuar dje, me gjithë vdekjet e njoftuara nga media, deklaruan pa bërë asnjë autopsi, se nuk kanë lidhje me vaksinën. A mund t’u besohet këtyre bluzëzive të cilët bëjnë çakallin e Edi Ramës dhe shkelmojnë mbi betimin e Hipokratit dhe profesionin e tyre e tyre? Po nga e dinë këta që nuk kanë lidhje me vaksinën, që nuk vdiqën nga tromboza, etj., pa bërë autopsinë?

Ju keni qenë kryeministër, çfarë do të kishin bërë ndryshe në procesin e vaksinimit?

Transparencë të plotë. Asnjë nga qytetarët shqiptarë nuk e dinë kur skadojnë vaksinat. Po ju rikujtoj një gjë, para një jave në Beograd, kryeministrja Barnabiç deklaroi se ne ftuam qytetarë nga vende të tjera për të bërë vaksina, sepse kishim 30 mijë doza AstraZeneca, që brenda 3 ditësh skadonin. Kurse këtu të jesh e sigurt, që të skaduarat u jepen edhe kohë e kohë prapa, pa marrë vesh njerëzit se çfarë marrin. Unë do të ndiqja udhëzimet e EMA-s, Food & Drug, OBSH-së dhe me transparencë të plotë do të informoja qytetarët shqiptarë për çdo hap.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...