“Ti i hoqe vizat apo Berisha?”, Basha i bën shqiptarët për budallenj: Ai s’pot nuk është për ty…

407

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në lidhje me premtimet që ka bërë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, ku nje prej tyre është dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Në një prek spoteve elektorale kryedemokrati thotë “unë hoqa vizat” dhe “unë futa Shqipërinë në NATO”. Për këtë spot, Basha u pyet nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, se kush e futi Shqipërinë në NATO ai apo ish-kryeminsitri Sali Berisha.

- PUBLICITET -

“Spoti s’është për ty Blend”, i tha kryedemokrati, por përgjigja e Fevziut ishte “Atëherë është bërë për ata që mund ta hanë”…

Pjesë nga debati: Fevziu: Thoni që hoqa vizat, e futa në Nato. A nuk ju duket pak më shumë e personalizuar? Të njëjtën gjë thoshte dhe Berisha, unë hoqa vizat, unë ju futa në NATO…

Basha: Ky spot nuk është bërë për ty Blend, as për gazetarët që ke këtu Fevziu: Është bërë për ata që mund ta hanë domethënë Basha: Ky spot është bërë për të kuptuar diferencën se ku ishim dhe ku jemi sot. Beteja brenda vetes, një nga gjërat më të rënda që ka pllakosur Shqipërinë është humbja e besimit te vetvetja, te njëri-tjetri.

Fevziu: Pse kaq i personalizuar? Basha: Një nga arsyet kryesore është për t’i kujtuar shqiptarëve forcën që ne kemi si komb. Nuk është bërë që një gazetar ta marrë dhe të thotë e keni bërë ju Basha. Unë kam rolin tim…Ju keni qenë aty dhe e dini fare mirë, pasi u bëra ministër i Jashtëm më pyetët, “si duken punët”. Në atë moment shanset ishin 100% për Kroacinë, 60% për Maqedoninë dhe shumë të vogla për Shqipërinë.

- PUBLICITET -