SHKODËR, KANDIDATI I PSD MARTINI: VOTONI TË DUHURIT

240

Kandidati për deputet për qarkun Shkodër i Partisë Social Demokrate Fabian Martini, forca politike që drejtohet nga deputeti Tom Doshi zhvilloi një takim në një prej fasonerive të qytetit të Shkodrës duke i bërë thirrje grave dhe vajzave aty por edhe gjithë banorëve të qarkut Shkodër që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit…

- PUBLICITET -

Kandidati i PSD Martini tha se meritokracia për punësimet është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë…..

Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit janë shumë të rëndësishme u shpreh kandidati Martini ndërsa kërkoi që qytetarët të reflektojnë se kë do të votojnë këtë radhë….

Fabian Martini ka kryer studimet në Amerikë dhe prej 30 vitesh jeton atje por tashmë është rikthyer në Shqipëri si kandidat për deputet i PSD për qarkun Shkodër duke iu bashkuar ekipit të udhëhequr nga deputeti Tom Doshi i cili kryeson listën e Shkodrës. Kandidati Martini ashtu si paraardhësit e vet të cilët vuajtën burgjeve të komunizmit ka për qëllim jo të shkojë në Parlament thjeshtë si numër por të bëhet pjesë e ndryshimit brenda hapësirave që do t’i krijohen.

- PUBLICITET -