Pandemia/ Basha ngre duart lart: Grumbullimet nuk i ndal dot…

124

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar sërish përballje televizive me kryeministrin Edi Rama.

- PUBLICITET -

“Ka të paktën që në vitin 2006 që e ftoj në një debat publik. Kjo nuk është çështje midis meje dhe tij. Është detyrim ndaj qytetarëve të vendit në veçanti para zgjedhjeve që ata që kanë përgjegjësinë qeverisëse të debatojnë dhe të japin llogari. Ai e ka për detyrë t’u thotë njerëzve çfarë ka bërë këto 8 vite. Jo vetëm që jam i gatshëm por është detyrimi i tij karshi shqiptarëve pas 8 vjet qeverisje të vijë në debat dhe të thotë çfarë ka bërë këto 8 vite. Është detyrimi im para shqiptarëve t’u them çfarë kërkoj për mandatin”, tha Basha.

Lideri i PD komentoi edhe grumbullimet me qytetarët, në shkelje të masave anticovid:”Nuk i ndal dot grumbullimet e qytetarëve”.

- PUBLICITET -