Habit Meri Shehu, astrologia parashikon se kush do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, bën deklaratën e bujshme për Ramën

802

Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar sot në “ëake Up” në Top Channel ku ka dhënë parashikimet e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pak javë na ndajnë që nga dita e shumëpritur dhe gjatë gjithë kohës po mbahen sondazhe e po bëhen parashikime të shumta.

- PUBLICITET -

Astrologia ka bërë pjesën e saj duke thënë se kush do të triumfojë e kush do të humbasë. Sipas saj, Edi Rama në këto zgjedhje do të pësoje një disfatë të madhe dhe thekson se kryeministri është shumë larg fitores.

“Rama del me vështirësi. Në bazë të energjisë time them se kryeministri e ka shumë të vështirë. E ka shumë të vështirë, por mund të dalë edhe humbës. Unë kam parë dhe një ëndërr me Ramën. Jo më tha: ‘nuk e fitoj’.

Mjafton të shoh ëndërr për njërin dhe del tjetri fitues. ‘Parketin’ nuk e shtron dot Rama. Nuk është përcaktuar ende fati i zgjedhjeve”, tha astrologia.

- PUBLICITET -