Erla Mëhilli zbulon nëse qau Berisha kur ajo i njoftoi largimin

435

Ish-këshilltarja e Sali Berishës, Erla Mëhilli ka treguar më shumë mbi largimin e saj nga ish-kryeministri, por edhe rastet kur ata nuk kanë pasur dakordësi me njëri tjetrin, siç ishin edhe mesazhet e qytetarit dixhital. Sipas Mëhillit ajo nuk ka qenë dakord që një pjesë e tyre të postoheshin pa u verifikuar, mirëpo fjalën e fundit për këtë çështje duket se e ka thënë vetë Berisha.

- PUBLICITET -

“Unë nuk ka qenë dakord me mesazhet që ia nisnin të tjerët dhe ai i botonte sikurse ata ia nisnin. Nuk ka të bëjë me qëndrimet e tij, por me mesazhet e qytetarit dixhital, sepse disa duheshin verifikuar, nuk është kaq e thjeshtë, sepse njerëzit i përdorin.

Unë pi kafe me shumë njerëz të tjerë që kanë qenë në parti, dhe me zonjën Topalli kam pirë kafe se e kam mike. Mund të pi kafe edhe me kundërshtarët politikë. Topalli është një grua e fortë dhe më vjen keq që nuk është në PD”, u shpreh Mëhilli, ndërsa foli dhe për largimin që sipas saj nuk u shoqërua me inate mes palëve, pasi marrëdhënia me Berishën përveç se për arsye të punës, është edhe familjare.

“Jo nuk qau. Ka qenë një vendim i marrë në komunikim të plotë me doktorin. Nuk ka trishtim në ikjen time, se unë e vazhdoj komunikim tim akoma. Raporti im me doktorin nuk është vetëm mes një shefi dhe një vartësi, por ka edhe relata familjare.

Doktori është një njeri shumë punëtor dhe energjik. Nuk lodhet kurrë. Ai është një njeri shumë komunikues. Ndoshta shumë personave u duket i ashpër, sidomos në gjuhën politike, por kur punon me të është shumë më ndryshe. Ne tjetër imazh kemi nga jashtë dhe tjetër kur na njohin”, u shpreh Mëhilli në emisionin Politiko on.

- PUBLICITET -