Ramës nuk i del inati për Ademin: Punët e saj i ka në terezi, Shkodra qyteti më i pisët

Kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me skuadrën e kandidatëve për deputetë ndodhet sot në Shirokë të Shkodrës, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi.

Ai është shprehur se zonjës Ademi nuk “i prishet fare terezia” se çfarë ndodh me plehrat në qytet. Sipas tij, në Shkodër ka mbetur ora, por vetë kryebashkiakia dhe deputetët demokratë i kanë punët në terezi.

“Si prishet fare terezia asaj kryetares së Bashkisë se çfarë ndodh me plehrat. Shkodra është qyteti më i pistë i Shkodrës, nuk mblidhen plehrat. Është qyteti me më shumë gropa në vend. Këtu është qytet që ka mbetur ora. Por punët e veta edhe kryetarja e bashkisë, edhe ata të shpurës së PD, që venë e vinë sa këtu sa në Tiranë për të bërë deputetin e Shkodrës, i kanë në terezi. Lufta që bëjnë sot është prapë për punët e tyre, jo për punët e Shkodrës apo të Shqipërisë.”

Nga ana tjetër, kreu i PS tha se në Shkodër këtë herë partia që ai drejton ka sjellë njerëzit e duhur në kohën e duhur.

“I takon Shkodrës të thotë, i do apo nuk i do. Beneti, socialist që zemrën e ka djathtas, por ama këtu me ne e bashkon vizioni e puna. Dhe qëllimi i madh, si t’i japim Shkodrës një mundësi për të zgjidhur një ngërç. Zgjidhni doni të jeni me fituesit apo doni të jeni me humbësit.”

Duke iu kthyer edhe një herë mungesës së komunikimit me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, Rama tha se urën e bënë si ilegalë gjatë natës.

“Urën e bëmë si ilegalë me Benetin. Duke punuar natën, se natën këta flenë herët, çohen vonë. Kur u zgjua Voltana, ishte bërë ura….” sb/abcnews.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...