Protestoi ndaj qeverisë, policia zhvesh gruan gjatë arrestimit!

397

Një incident ka ndodhur në Manchester, ku policia ka zhveshur një grua gjatë momentit të arrestimit.

- PUBLICITET -

Gruaja kishte marrë pjesë në një protestë ndaj ligjit të qeverisë i cili i jepte policisë një kontroll më të madh për menaxhimin e protestave që shkaktojnë përçarje serioze për publikun.

Siç shihet edhe nga foto, policët e kanë zhveshur gruan dhe e kanë lënë vetëm me të brendshme.Në lidhje me ngjarjen policia britanike po heton për trajtim pa dinjitet të gruas nga ana e punonjësve të policisë.

Gruaja, sipas raportimit të medieve të huaja, ishte midis 18 personave që u arrestuan gjatë protestës dhe në pamjet e publikuara nga mediat, shiheshin oficerët që e tërhiqnin zvarrë atë, deri sa ajo mbeti vetëm me të brendshme. Incidenti është kapur nga kamerat dhe kjo shkaktoi reagime të shumta edhe në rrjetet sociale.

- PUBLICITET -