Njësoj si Rama… Basha ultimatum kandidatëve, ABC zbardh SMS-në: Fushatë vetëm për nr. 9, jo personalin

242

Nga Juxhin Mustafaraj

- PUBLICITET -

“Të nderuar kandidat/e, sikurse iu është dhënë si porosi, kërkohet nga ju që, posterat duhet ti publikoni apo printoni siç ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnjë ndryshim nga ana juaj. Kush ka bërë ndryshime, duhet t’i hiqni menjëherë (që sot). Përdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe dëmton drejtpërdrejtë numrin e të gjithëve që është një dhe vetem një, 9-PD-AN.

Prandaj, të nderuar kandidat/ë, votuesin do ta ftojmë të gjithë së bashku të votoj nr. 9. Në të gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet të përdoret vetem numri 9. Vendimi i kryesisë së PDSH dhe Shtabit Qendror të fushatës është imazhi i standartizuar”.

Ky është mesazhi që kanë marrë të 153 kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Përballë mundësive që zgjedhësi të ketë konfuzion mbi numrin që do të votoj në zgjedhjet e 25 prillit, PD ka urdhëruar të gjithë kandidatët të bëjnë fushatë vetëm për numrin 9 që është edhe numri rendor i demokratëve në fletën e votimit dhe jo për numrat e tyre personal.

Mesazhi në adresat e kandidatëve erdhi menjëherë pasi shumë prej tyre vendosën të ndërhyjnë në posterat zyrtar të hartuar nga Partia Demokratike duke i shtuar edhe numrin rendor të tyre për të kërkuar votë personale.

Burime për ABC sqarojnë se në të gjitha mbledhjet që kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka zhvilluar me kandidatët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në rrethe është bërë e qartë se asnjë kandidat nuk duhet të dëmtojë garën e demokratëve duke u fokusuar tek gara personale./ db/ Abcnews.al

- PUBLICITET -