HYRJELAJMEPOLITIKËKQZ ofron mbi 400 vende pune në prag zgjedhjesh, ja se çfarë...

KQZ ofron mbi 400 vende pune në prag zgjedhjesh, ja se çfarë kërkohet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur një njoftim ku ofron mundësi punësimi për trajnimin e administratës zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas KQZ kërkohen trajnerë për të trajnuar 3 kategoritë e mëposhtme:

-trajnime për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ),

-trajnime për anëtarët e Komisioneve të Qendrave të votimit (KQV-ve)

-trajnime për anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave (GNV-ve).

 

NJOFTIMI I PLOTË I KQZ-së:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon të kontraktojë trajnerë, në rang vendi, për dhënie trajnimi për administratën zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021:

54 trajnerë për dhënie trajnimi për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ);

265 trajnerë për dhënie trajnimi për anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV-ve);

92 trajnerë për dhënie trajnimi për anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave (GNV-ve).

 

 

TE TJERA

spot_img