I moshuari-Ramës: Ai që s’ voton për ty mos i bëftë hajër vaksina

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga deputeti Ilir Beqaj është ndalur këtë të mërkurë në qendrën e vaksinimit masiv në Vaun e Dejës. Rama u takua me disa nga të moshuarit, të cilët e falenderuan për nisjen e procesit të vaksinimit.

Gjatë vizitës një i moshuar i tha kryeministrit:“Ai që nuk voton për ty mos i bëftë hajër vaksina”. Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj: Vota nuk ka lidhje me këtë.Sakaq, deputeti Beqaj deklaroi se qendra shëndetësore në Vaun e Dejës është ndërtuar para pak vitesh. Po ashtu ai e njohu kryeministrin me ndryshimet e bëra në këtë zonë.

“Kjo është një qendër shëndetësore e ndërtuar para pak vitesh. Bashkia e Vaut të Dejës ka pasur një qendër shëndetësore me dërrasa. Të gjitha këto çatitë janë barake të ndërtuara para 50 vitesh kur është bërë hidrocentrali. Kanë qenë në kushte shumë të këqija. Janë shpenzuar 850 mijë dollar dhe sot janë të gjitha çatitë e reja”, tha Beqaj./Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...