Merr një propozim live por e refuzon, habit Ardit Gjebrea, vë në siklet këngëtarin shqiptar

422

“Kënga Magjike” ka nisur rrugëtimin e saj si një ndër eventet e para muzikore që po mbahen pas pandemisë.

- PUBLICITET -

Prezantues është sigurisht Ardit Gjebrea i cili për këngëtarët më të njohur zhvillon edhe intervista live. Një moment i sikletshëm ka ndodhur në këtë spektakël ku këngëtari Lorenc Hasrama ka marrë një propozim live nga një vajzë por që e ka refuzuar pasi u shpreh se është në një marrëdhënie të ndërlikuar.

Arditi nuk është mjaftuar me kaq po ka vazhduar të ngacmojë Lorencin duke i kërkuar më shumë detaje rreth situatës së tij me vajzën që pëlqen. Ja një pjesë nga intervista.

“A je në lidhje? Nëse jo, a pranon të dalim bashkë?”, e pyeti një vajzë artistin, i cili tha se është në një lidhje të komplikuar.

“Është e komplikuar, nuk ta sugjeroj të dalim bashkë”, tha Lorenci.

Ardit Gjebrea: Përse çfarë ndodh?

Lorenc Hasrama: Nuk dua të flas për këtë temë.

Ardit Gjebrea: Nuk do fare? As që je i lidhur, ose jo.

Lorenc Hasrama: Është e komplikuar.

Ardit Gjebrea: Është marrëdhënie e komplikuar kjo që ke tani?

Lorenc Hasrama: Po.

Ardit Gjebrea: Po çkomplikoje dhe ja ku e ke gocën.

- PUBLICITET -