“Më kishte marrë malli shumë”, u zunë papritur dhe nuk folën për vitë me radhë, pajtohet Eneda Tarifa me Albana Osmanin

445

Eneda Tarifa dhe Albana Osmani mesa duket i janë kthyer miqësisë së ngushtë të viteve të shkuara. Ka qenë këngëtarja e njohur që ka publikuar një foto të Albanës me vajzën e saj dhe krahas tyre ka shkruar: “Tezhe Banin e kishte marrë shumë malli për Arian. Mua edhe më shumë për syçkat e bukura dhe energjinë pozitive që më ka transmetuar gjithmonë kjo vajzë e fortë, artiste që bën gjëra të bukura gjithmonë. Më e fundit ‘Aromë gruaje’. Krenare për ty shoqja ime”.

- PUBLICITET -

E sigurisht që nuk do mbyllej me aq. Edhe vetë Albana shkruan pak fjalë në komentet e postimit duke treguar anën e saj të ndjesive nga ky takim special. “Zemrat e mia! Më kishte marë malli shumë! Arian e kam puthur çdo ditë në barkun e mamit dhe pak vite më parë ndërsa erdhi në jete ishte mrekullia më e madhe që mund të ndodhte shoqe, mike, sister! U gëzova shumë që ju pashë. Ma zbukuruat vendin! Ju dua shumë”, ka shkruar moderatorja e njohur.

Dy vajzat e njohura të shoëbizit kanë pasur një shoqëri që binte në sy të të gjithëve veçanërisht publikut që i donte dhe i ndiqte. Diçka ndodhi, ato nuk u panë më bashkë për disa vite, por asnjëherë nuk u mor vesh çfarë ishte pasi asnjëra nga vajzat nuk foli për këtë temë. Megjithatë rëndësi ka që gjithçka ka mbetur pas dhe Eneda e Albana janë njësoj si më parë, mbase edhe më mirë.

 

- PUBLICITET -