Çomo: Ne mjekët qajmë në spital, por nuk jemi të paprekshëm nga fjalët

136

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherazi edhe drejtues politik i PS-së për këtë qark, ka prezantuar këtë të martë 6 kandidatë të tjerë për deputetë. Një ndër to edhe Najada Çomo, numri 2 në listën e Tiranës. Çomo ka rrëfyer detaje rreth punës së saj, sidomos pasi Spitali Infektiv u kthye në Covid për shkak të pandemisë. Ajo u shpreh se një nga momentet më të vështira është kur u jep familjarëve lajmin e hidhur se personi i tyre i dashur ka ndërruar jetë.

- PUBLICITET -

“Ne shikojmë vuajtjen e atyre njerëzve brenda e shikojmë ne dhe bashkohemi me vuajtjen e tyre. Ka pasur anëtarë të familjes që kanë ndërruar jetë në spital dhe është shumë e dhimbshme që ti duhet t’i thuash që i kanë humbur. Të duket sikur je i fortë, por ndërkohë ti vrapon ta mbyllësh celularin shpejt që të mos të kapin të përlotur. Ata nuk e kuptojmë që ne e mbyllin ndonjëherë para kohe që të mos na dëgjojnë që jemi duke lotuar. Kolegeve tona doktoresha u kanë ndërruar jetë prindi brenda në spital dhe u është dashur të jenë në punë. Infermiere, staf që kanë humbur familjarë dhe duhet të jenë po në punë nesër. Jam shumë e shkëputur në raportet familjare. E kam gjetur mirëkuptimin të bashkëshortit dhe vajzës. Ato pak orë që shkojmë dëgjojnë telefonin tim. Unë e kuptoj që jam njeri i bezdisur në familje sepse bisedat e mia janë rreth punës. Nëse do ta bësh mirë një punë është e padiskutueshme që duhet suporti i familjes,” tha Çomo.

Kandidatja për deputete në Tiranë foli edhe për akuzat që shpeshherë hidhen në drejtim të saj dhe stafit që ajo drejton.

“Ne bashkë edhe qajmë aty brenda sepse disa gjëra mbeten midis nesh dhe thua ‘Si ka mundësi që dikush jashtë kangjella hedh baltë’. Unë e kam keqardhjen për të gjithë stafin që punon. Kur një doktoreshë bën mjekun roje dhe është lodhur, e ka mbyllur me rezultate më të mirë atë punë dhe kur dëgjon në rrjetet sociale për atë ditë që ti je stërmunduar dëgjon ca lajme që janë të tmerrshme. Në fund të fundit thua ‘unë dua të shpëtoj edhe këtë, edhe këtë, lëre atë të flasë’. Ne jemi njerëz, nuk jemi të paprekshëm nga fjalët. Por si duket Fjalët na kanë bërë shumë më të fortë, aq sa fjalët e disa njerëzve janë tashmë qesharake dhe jo që të zenë vend”, u shpreh ajo. /tvklan.al

- PUBLICITET -