Baton Haxhiu nxjerr prapaskenat: Ju tregoj pse po fshihet Sali Berisha në fushatën e Lulzim Bashës

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar mos përfshirjen e Sali Berishës në fushatën zgjedhore deri tani. Haxhiu tha se Berisha do ta dëmtonte fushatën e PD-së.

Haxhiu e quajti “fshehjen” e Berishës si falsitet të Bashës, pasi nuk ishte zgjedhje e tij por e atyre që përkujdesen për mazhin e PD-së që Berisha të mos dalë në fushatë. Haxhiu e cilësoi Berishën si pikën më të dobët të PD-së, duke shtuar se Edi Rama është i vetmi person që mund ta nxjerrë Berishën në fushatë.

“Fshehja e Berishës është një falsitet i fushatës së Lulzim Bashës për arsye se e ka mentor të tij dhe në një farë mënyrë do të dëshironte ta kishte. Mirëpo ata që ja fuqizojnë fushatën me PR, konsiderojnë që Berisha është njeri i gabuar, njeri që i humb votat. Pika më e dobët e Partisë Demokratike është dalja e Berishës në fushatë. Vetëm Rama mund ta bëjë atë që të dalë në fushatë”, tha Haxhiu për Euro News Albania.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...