Skandal me listat për deputetë, gazetaret e Fiksit kandidate në Tiranë dhe Berat

Koalicioni ABEOK të fut në listat e tij për kandidatë për deputetë nën logon e Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë pa qenë asnjë ditë anëtare e kësaj partie.

Plotësimi i formularëve të KQZ-së për kandidatë për deputetë të këtij koalicioni bëhet në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë.
Fiks Fare, pak javë më parë transmetoi një kronikë lidhur me partitë e “vogla” që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Nga vëzhgimi i Fiksit rezultoi që pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këto parti kanë dhënë kryesisht adresa fiktive dhe selitë i mbajnë të mbyllur.
Kjo situatë vazhdon prej vitesh, por rreth dy vjet më parë, pas daljes së Opozitës nga Parlamenti ato që përfituan ishin pikërisht partitë e “vogla”. Të vendosur në lista si aleatë të PD, kryetarët e tyre e gjetën vetën rastësisht deputet në parlamentin shqiptar.
Sot në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, katër prej tyre kanë formuar edhe një aleancë, ABOEK. Si pjesë të kësaj aleance, Fiksi intervistoi Selami Jenisherin, aktualisht deputet dhe kryetar i Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë. Ky i fundit që në takimin e parë me bashkëpunëtoren e Fiksit i propozoi asaj, ta bëjë kandidate për deputete të partisë së tij.
Pas këtij takimi, vijuan edhe shumë takime të tjera. Gazetarja e Fiksit u prezantua pranë koalicionit, dhe vetëm pak ditë më vonë plotësoi edhe formularin e kandidimit për deputete pranë zyrave të Kuvendit, me ftesë të koalicionit ku është pjesë edhe partia e deputetit Selami Jenisheri.
Nuk kaloi shumë, kur deputeti Jenisheri i kërkon gazetares së Fiksit që u kandidua për deputete, një tjetër shoqe që ta vendosë në listë. Që në takimin e parë edhe gazetares tjetër të Fiksit ai i kërkoi menjëherë të dhënat për të plotësuar formularin e kandidimit. Të dyja “kandidateve” u premtoi që do të punonte fort për t’i bërë deputete.
Më datë 23 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listat për deputet të koalicionit ABOEK. Bashkëpunëtoret e Fiksit ishin pjesë e kësaj liste, si kandidate për deputet të Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë, përkatësisht në qarqet Tiranë dhe Berat. Në qarkun e Tiranës gazetarja e Fiksit ishte e 15-ta në listën shumë emërore te koalicionit ABEOK, ndërsa gazetarja tjetër e Fiks Fare është e 4-a në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit ABEOK qarkun e Beratit.
Menjëherë pas këtij miratimi zyrtar, Fiksi intervistoi deputetin Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë. Ai deklaroi se këto kandidate i njihte prej vitesh, madje e kishin ndihmuar të ndërtonte edhe programin e partisë së tij.
Ai i bën thirrje shqiptarëve të votojnë kandidatet që ai ka zgjedhur, pasi del vet garant për pastërtinë dhe integritetin e figurës së tyre duke i “shitur”si figura shumë të rëndësishme dhe me kontribut të çmuar në partinë e tij.
Në këto zgjedhje do të votohet për herë të parë me lista të hapura, ku zgjedhësit përveç partisë do të kenë mundësi që të përzgjedhin dhe emrin e një kandidati për deputet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...