Fatos Nano nuk heq dorë nga luksi, shoqërohet nga truproja dhe drejton “bishën” luksoze (FOTO)

Ish-Kryeministri Fatos Nano është fotgrafuar nga paparazzi pak ditë më parë në rrugët e Tiranës, në një nga ditët me shi.

Ajo që na bie në sy, edhe pse nuk është më pjesë e politikës dhe nuk ka më funksione, ai përsëri e trajton veten me privilegje dhe luks.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotot, zoti Nano shoqërohet nga një truprojë, i cili i mban çadrën që të mos laget dhe e shoqëron deri te vendi i shoferit.

Makina që përdor zoti Nano është një “Maserati”, e cila dihet që hyn te makinat e shtrenjta. Edhe kur ishte Kryeministër, Nano preferonte ta niste vetë makinën, me siguri mund ta ketë një pasion të tijin.

Kujtojmë që zoti Nano, edhe pse nuk është në politikë, herë pas here media ka kuriozitet për të mësuar mendimin e tij mbi aktualitetin politik. Ai jeton në periferi të Tiranës, në një vilë luksoze dhe bashkëshortja e tij merret me biznes. /Panoramaplus

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...