Dikur bënë namin me ”Të ka lali shpirt”, Mandi Nishtulla nuk flet me Silvën Gunbardhin

230

Mandi Nishtulla i ftuar në emisionin “EXPULS”, ka treguar se me Silva Gunbardhin sot nuk flet, edhe pse dikur bënë namin me këngën “Të ka lali shpirt”.

- PUBLICITET -

Sipas Mandit kënga ka qenë ideja e tij dhe nuk ka marrë para, pavarësisht se pranpn se kostot e klipit i ka shlyer këngëtarja.

“Në këngë nuk më kanë vendosur kredencialet se ku mund të më gjejnë njerëzit. Madje më kanë thënë dhe diçka tjetër, qe klikimet nuk paguheshin, është budallik të kërkosh ti lekë. Ato klikime, ato gjonat ja kam dhënë atyre, le t’i marrin janë miliona euro. Nuk kam marre kokërr leku. Ideja e këngës ka qenë e imja, kam qenë duke ik në Francë, duke parë nga dritarja, më erdhi refreni i këngës, e shkruajta.

Shkova tek Alfred Sula, ka qenë bashk me Dafin dhe këta nuk ishin martuar ende. Ishim të gjithë ok, dhe më pas vjen Silva e cila e dinte që kënga do bënte namin, kërkoi të ishte patjetër, ishim dobët me buxhetin dhe klipin e pagoi Silva. Nuk e di çfarë kanë bërë me klikimet”, u shpreh Mandi i revoltuar.

- PUBLICITET -