SHKODËR, PSD PREZANTON 11 KANDIDATET

Këtë të shtunë në ambientet e kinema “Millenium” është bërë prezantimi i kandidatëve të Partisë Socialdemokrate për qarkun e Shkodrës. Me një sallë të mbushur me mbështetës të deputetit Tom Doshi u prezantuan të 11 kandidatët duke nisur nga Tom Doshi, Gledis Çeliku, Meri Markici, Bilbil Dervishi, Serdar Hoxha, Amela Zaganjori, Eduard Gjoka, Fabio Martini, Marina Duhani, Samed Bushati, Ersen Bala

Në fjalën e tyre të gjithë kandidatët për deputetë gjatë prezantimin treguan atë çka i bëri të besojnë se me partinë Socialdemokrate do të mund të bëjnë të mundur të kemi një vend më të mirë dhe që fëmijët tanë të mos synojnë më largimin port ë jetojnë këtu. Ndërkohë Tom Doshi kur mori fjalën e tij falënderoi të gjithë kandidatët për deputetë si edhe të gjithë mbështetësit e partisë së tij me sloganin “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën”

Doshi bëri një rezyme të asaj çfarë i mungon dhe ajo çka i duhet vendit tonë pasi siç ai vetë u shpreh “unë nuk e braktisa Shkodrën” . Thirrja e deputetit Doshi ishte që të gjithë të reflektojnë dhe të bëjnë të mundur ndryshimin pasi Shkodra meriton të përfaqësohet jo me një mandate por me më shumë se tre.

Me partinë Socialdemokrate Tom Doshi synon që të dalë forcë e dytë në shkallë vendi e në Qarkun e Shkodrës pse jo edhe forcë e dytë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...