“Nuk më doni?” Rama: Shkoni përputhuni, por mos rreziko pagën tënde

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Durrësi kryedemokratin Lulzim Basha për grumbullimin e mbështetësve në çeljen zyrtare të fushatës zgjedhore, në një kohë kur vendi është nën masat anti-COVID.

Rama tha se PD është përçarëse për qytetarët shqiptarë, teksa shtoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që punon për vendin. Gjatë fjalës së tij, Rama iu kërkoi votën qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se me PD në qeveri ata do të taksohen më shumë.

A e patë cfarë rrëmuje u krijua dje? Ashtu është mënyra si janë ata, ADN-ja e tyre, uuu, oooo, yyyy, krijo një situatë agresive dhe e padurueshme, ata janë përçarës sepse kanë qenë gjithmonë minorancë pas 1992, e para dhe e fundit herë që kanë fituar. S’e do Edi Ramën? Po pune e madhe fort, po pagën tënde e do? Do të çosh më shumë apo më pak? Nëse s’e do Edi Ramën, kaloje te sporti apo te ato telenovelat turke, ose shko te ajo “Për’puthemi”, përputhu edhe vetë atje.

Por ti mos rreziko pagën tënde nëse nuk do Edi Ramën “Zgjedhjet në këtë qark janë për të mos humbur trenin e ri të kohës. Kur unë marrë përsipër diçka, asnjëherë nuk e lë në mes të rrugës, pavarësisht se mund të marrë më shumë kohë, por jo për shkak se unë fle gjumë. Kush e parashikonte tërmetin apo pandeminë? Raste të caktuara bëjnë të që mos e arrij ta mbaj fjalën, por kurrë të mos dorëzohem”.-tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...