Ishte gjallë për 24 orë/ Arjan Sala u gjet në fund të magazinës, ishte i mbuluar me rroba të lagura

7741

Detaje të reja janë zbardhur nga gjetja e trupit të 32-vjeçarit, Arjan Sala, roja i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e magazinës që ishtë përfshirë nga flakët tek Casa Italia. Report-tv raporton se Sala ka qenë në jetë për 24 orë dhe më pas ka ndërruar jetë prej asfiksisë.

- PUBLICITET -

Ai është gjetur i mbuluar me disa rroba, të cilat kanë qenë të lagura. Dyshohet se ato janë lagur nga uji i zjarrfikësve, të cilët për shkak të temperaturës së lartë e kishin shumë të vështirë të depërtonin në magazinë.

Trupi i 32-vjeçarit është gjetur në pjesën fundore të magazinës, në pjesën e pasme të qendrës tregtare. Arjan Sala ishte i martuar dhe kishte një fëmijë të vogël 2 vjeç.

- PUBLICITET -