Bënë paqe pas shumë vitesh/ Stresi: Ja pse u pajtova me Noizy-n!

265

Pak ditë më parë në mediat rozë kryefjalë e zhvillimeve ishte paqja e vendosur mes Noizy-t dhe Stresit. Dyshja e reperëve që gjithmonë janë parë si armiqtë mes njëri-tjetrin dhe që shpesh janë përplasur edhe fizikisht, i dhanë fund çdo debati duke ngritur flamujt e bardhë.

- PUBLICITET -

Gjatë lidhjeve live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur që ta falin Stresin.

Stresi ka treguar se cila ishte arsyeja që e fali Noizy-n.

“Ne kemi qenë adoleshentë, kanë ndodhur shumë gjëra prej beef-t tonë. Ka njerëz që janë akoma keq, njerëz që janë therur, ka pasur gjakderdhje prej beef-ve tona. Njerëzit kanë dashur medoemos të më shohin keq mua dhe atë. Unë i kam rënë lapsit që pse gjithmonë kështu dhe unë realisht nuk e kam armik. I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i keq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe, por nuk jemi ashtu siç doni ju”, është shprehur Stresi.

- PUBLICITET -