Nuk e paskemi ditur, ja cila qenka motra e Blendi Fevziut dhe sa shumë që ngjanka me të

Blendi Fevziu është një nga gazetarët më të suksesshëm në Shqipëri ku ka mundur si rrallë ndonjë moderator që të mbajë gjallë një emision prej mëse 22 vitesh.

Mapo.al sjell një foto të motrës dhe të babait të Fevziut e realizuar në vitin 2014 në Stamboll. Gazetari ka lindur në familjen Bregasi në Lushnjë, por në moshën 14 vjeçare, sipas shkrimeve të ndryshme në media, është birësuar nga Ali Fevziu dhe ka ndryshuar mbiemrin në Fevziu.

Në të vërtetë, në testamentin e publikuar në media, Ali Fevziu shkruante që nuk ishte martuar, nuk kishte fëmijë të lindur dhe të birësuar, por e kishte rritur si djalin e tij, Blendi Fevziun. Ai deklaronte që ia linte trashëgim të gjithë pasurinë e tij, fëmijëve të mbesës, Blendit dhe Nevisit, raporton Class.

Sipas këtij testamenti, Blendi nuk ka qenë i birësuar, por kuptohet që mbiemrin e ka ndryshuar duke lënë mbiemrin e familjes Bregasi dhe duke marrë mbiemrin e dajës së mamasë, Fevziu.

Ndërkaq pronat e trashëguara nga Ali Fevziu, i përkasin familjes Toptani. Ali Fevziu është nip i familjes së njohur tiranase të Toptanëve. Ai është djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, nga vijnë dhe pasuritë dhe pronat, që tashmë trashëgohen pjesërisht nga Blendi Fevziu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...