Moti bën kthesën e befasishme, sinoptikanët tregojnë se çfarë na pret javës tjetër

543

Masat e ftohta ajrore të cilat po i shohim në hartë janë stacionuar në Turqi dhe thellë në Evropën juglindore, ndërsa masat e ngrohta ajrore gjenden që nga Gadishulli Iberik, përmes Evropës e deri në Skandinavi.

Sa i përket rajonit tonë të ngushtë ditëve të ardhshme pritet depërtojnë ato masa të ngrohta ajrore të cilat shihen në hartë, ndërkohë që i ftohti polar do të mbetet i “ngujuar” edhe për shumë ditë në Turqi.

Përderisa i ftohti ende gjendet në rajonin tonë pritet të largohet gadualisht dhe çdo ditë e më shumë tek ne pritet rritja e temperaturave, por në mënyrë graduale.

Ajri i ngrohtë së bashku me masat e thata anticiklonike ajrore pritet të na garantojë disa ditë të vërteta pranverore me shumë rreze diellore dhe pa reshje atmosferike. Temperaturat ditore do të fillojnë të rriten që nga nesër për të kulmuar gjatë javës tjetër./Meteoballkan