“Ku je Luc, oligarku i detit?”, Rama batuta me Gjergj Lucën në Durrës, i kujton sherrin me Luçiano Boçin: Të vunë përpara

828

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij ditën e sotme në qytetin e Durrësit, teksa po takonte peshkatarët e qytetit u ndesh për herë të parë dhe me biznesmenin Gjergj Luca që pas sherrit të këtij të fundit me kandidatin e PD-së, Luçiano Boçi.

Rama i kujtoi me humor biznesmenit konfrontimin fizik me Luçiano Boçin duke i thënë se e vunë përpara.

“Luc ku je? Të vunë përpara? Në Rozafë jemi ne, oligarku i detit,“- i tha Rama duke qeshur,

Ndërkoë që biznesmeni iu përgjigj se: Peshkatar jam unë