‘Furtunë’ në Policinë e Shtetit/ Qëlluan në ajër për të festuar ditëlindjen e shefes, pezullohen 4 efektivë

458

Mënyra e gabuar për të festuar ditëlindjen e shefes u ka kushtuar shtrenjtë 4 efektivëve të policisë së Lezhës.

Ata kanë zbrazur pistoletat në ajër mbrëmjen e kaluar dhe pasi video u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, drejtoria vendore e policisë së qytetit ka vendosur ti pezullojë ata nga detyra.

Policët kanë qëlluar me armët e shërbimeve në ajër dhe në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu mësohet se ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor por dhe penal nga ana e SHÇBA.