“Basha bëri një gafë”, Çani kap detajin e rëndësishëm dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Nuk është shenjë e mirë, ja pse fiton Rama!

Gazetari Arjan Çani, komentoi mbrëmjen e djeshme hapjen e fushatës nga PD-ja. Çani u shpreh në emisionin ‘Të paekspozuarit’ se Basha ka bërë një gafë të madhe, që nuk ka ftuar në hapjen e fushatës edhe përfaqësues të LSI, për të treguar se ata janë bashkë. Sipas gazetarit, kjo është një gafë e Bashës.

“Me sa kuptova, qenka Basha ai që nuk e ka thirrur. Basha ka bërë një gafë, sepse e pa në 2017-tën. Ai duhet të mësojë nga gabimet e 2017-tës. Pastaj më thoni mua përse fiton Rama, ja përse fiton Rama, sepse në 2017 ju përçau keq dhe Basha i binte LSI dhe jo Ramës.

Këto janë shenja jo të mira për një popull që nuk do Ramën, por ca njerëz që janë bashkë. Ju nuk jeni bashkë“, tha ndër të tjera Çani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...