Paralajmërimi i fortë i Fevziut, do të zbulojë për herë të parë biseda mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Azem Hajdarit

620

Gazetari Blendi Fevziu ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të transmetojë një bisedë të rrallë mes Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës.

- PUBLICITET -

Ai u shpreh këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” se biseda mes këtyre tre personaliteteve është regjistruar me zë dhe e quajti “brilante”.

Por Fevziu deklaroi se ky material do të publikohet pas zgjedhjeve pasi sipas tij, nuk ka pse të përzihet me të tashmen sepse është çështje historike.

“Fitim kam gjetur një gjë brilante, do të të marr në studio kur ta shfaq, brilante fare, por e kam sekret. Kam gjetur një bisedë të Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës në 4 Janar 1991 në një studio piktori, e regjistruar me zë e gjitha. Do ta zbardh, por pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do ta jap të gjithën. Para zgjedhjeve nuk e jap se ajo është çështje historike nuk ka pse përzihet me të sotmen”, tha Fevziu.

- PUBLICITET -