Marr 25 mijë lek për orë/ Familja e la në rrugë nënën e dy fëmijëve pasi u nda nga burri

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u transmetua intervista e një 25-vjeçare, e cila prej 4-vitesh punon si pro stit utë.

Xhemi tregon eksperiencën e saj dhe arsyet që e kanë shtyrë drejt kësaj rruge. Vajza e re ka 2 fëmijë dhe nisur nga vështirësitë ekonomike është detyruar të punojë si pro sti tutë.

Xhemi pretendon se nuk ja del dot të jetojë normalisht në rast se punon një punë të thjeshtë.

Ndarja nga bashkëshorti ishte pika e saj e kthesës, pasi u përball me vështirësi ekonomike, familja e braktisi, për shkak të ndarjes dhe nisi rrugën e gabuar.

“I hyra kësaj rruge për shkak të ekonomisë. Jam 25 vjeçe. Kam qenë e martuar dhe jam e ndarë. U gjenda në rrugë, pasi familja nuk më pranoi pasi u ndava. Ishte një moment ku isha pa punë dhe pa bukë, kam qëndruar në stola në Pogradec me fëmijët. Kam nisur si kameriere në fillim, po s’më dilte rroga. Më afroheshin në fillim por nuk pranoja, më pas e nisa”, tha ajo.

E reja tha se njërin djalë e ka lënë në jetimoren e Elbasanit dhe tjetrin e ka te vëllai i madh në Itali.

E pyetur nëse ka frikë nga policia, 25-vjeçarja u shpreh se jo, pasi nuk është e para dhe as e fundit femër që bën një punë të tillë.

“Kanë paguar edhe policë dhe nuk më kanë thënë gjë. Thonë siç kam unë punë unë, ke edhe ti. Çdo lloj pune ka probleme, por ia kam dalë me marrëveshje. Nuk kanë abu zuar kurrë me mua, edhe pse mund të kenë qenë të pi rë”, shtoi e reja.

Nëna e dy fëmijëve tha se ka klientë burra të martuar, policë apo edhe gazetarë. Ajo shtoi se në mëngjes fle dhe nga ora 17:00 del në punë.

“Tani në kohë pandemie punoj deri në 19:30-20:00, ndërsa më para edhe më vonë. Ka raste që kam 5-6 klientë në ditë. Për një orë kërkoj 25-30, varet”, tha Xhemi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...