Skema e mashtrimit në Itali, shqiptarët vjedhin mbi 1 milion euro nga sistemi shëndetësor

270

“La Republica” zbuloi sot skemën e mashtrimit në shëndetësinë italiane nga 3 shqiptarë të cilët kanë marrë shuma të majme parash që shkojnë në mbi 1 milion euro.

- PUBLICITET -

Falë këtij mekanizmi kanë marrë shërbim shëndetësor falas të paktën 150 shqiptarë shumica prej të cilëve kanë patur sëmundje të rënda si kancer. Kjo hartë u ndërtua nga dy shtetase shqiptare që punonin si ndërmjetësues kulturore në qendra e Informacionit mbi Shëndetin e Emigranëve në Torino dhe djali i njërës prej tyre.

Tre shqiptarët kishin shfrytëzuar rregullin e Nenit 35 të aktit të konsoliduar të imigracionit i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore që të marrin kujdes shëndetësor në rast të pamundësisë ekonomike. Nëse i sëmuri i përmbush kriteret, atij i caktohet një kod identifikimi (Stp – i huaji i pranishëm përkohësisht) dhe ka qasje në trajtim në objektet publike.

Falë këtij rregulli, dy gratë u kërkonin shqiptarëve që vinin në Itali për t’u kuruar një datë të rreme hyrjeje në vend, prej më shumë se tre muajsh, si të parregullt. Po ashtu, atyre u kërkohej që t’i raportonin mjetet e identifikimit si të humbura për të shmangur gjetjen nga ana e autoriteteve të datës reale.

Ky sistem, sipas raportimeve, ka vijuar për muaj të tërë ndërsa hetimet janë kryer mes shtatorit 2019 dhe tetorit 2020.

- PUBLICITET -