“Po them të vërtetat” Artan Hoxha dhe Klodiana Lala përplasen keq në studio: Mos i bëni furça kot tani

716

Gazetarja Klodiana Lala dhe Artan Hoxha u përplasën mbrëmjen e djeshme me njëri-tjetrin teksa po komentonin në emisionin ‘Opinion’ vrasjet e fundit në vendin tonë.

- PUBLICITET -

Gazetarja Lala ka parashikuar se vrasje të tjera do të ndodhin, ndërsa ka vlerësuar punën e Policisë së Durrësit, koment që ka shkaktuar reagime tek Hoxha.

PJESË NGA BISEDA:

Klodiana Lala: Avokati i Lulzim Berishës pretendon se nuk ka asnjë njohje mes Lulzim Berishës dhe Mond Çekiçit, kjo nuk është e vërtetë. Vëllai i Mond Çekiçit i cili ka ndërruar jetë 2 vite më parë është baxhanaku i Lulzim Berishës, dhe ata jo vetëm që njihen, por kanë dhe lidhje miqësore me njëri-tjetrin. Po të lutem tani! Ky është fakt publik, e ftoj publikisht avokatin të reagoj. Policia e Durrësit ka pasur rekorde të mira sa i përket zbulueshmërisë së krimit. Për shembull vrasja e vëllezërve Haxhia. Duhen thënë këto…

Artan Hoxha: Mos i bëni fuça kot tani

Klodiana Lala: Po them të vërtetat. Gjithë problemi është se ne do shkojmë prapë aty. Do ketë prapë goditje të tjera. Do reagohet shumë shpejt.

- PUBLICITET -