Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj Brukselit, për shkak se disa komisionerë janë shfaqur në konferenca online me Lulzim Bashën. Sipas Ramës kjo është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, dhe dikush në Bruksel duhet t’ua sqarojë këtë gjë dhe komisionerëve.
Postimi i kryeministrit Rama:
“Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!
Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!”.