“Po pres ta mësoj zyrtarisht ”, shpërthen Rama: Kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale

249

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj Brukselit, për shkak se disa komisionerë janë shfaqur në konferenca online me Lulzim Bashën. Sipas Ramës kjo është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, dhe dikush në Bruksel duhet t’ua sqarojë këtë gjë dhe komisionerëve.

- PUBLICITET -

Postimi i kryeministrit Rama:

“Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!

Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!”.

- PUBLICITET -