“Ma ke bërë jetën shumë të bukur” Kryemadhi: Të dua si adoleshente e dashuruar përjetësisht

479

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta feston 52-vjetorin e lindjes.

- PUBLICITET -

Ndërkohë nuk ka munguar as urimi i bashkëshortes së tij, kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

Ajo ka ndarë një foto ku shihet duke e puthur të shoqin në ballë, ku dhe i dedikon një mesazh mjaft romantik.

Kryemadhi shkruan se është ende e dashuruar me Ilir Metën si një adoleshente dhe e falenderon që jetën ja ka bërë më të bukur.

MESAZHI I PLOTE:

Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht.

- PUBLICITET -