HYRJELAJMEAKTUALITET“Ky person para ca kohësh ka blerë një mjet të blinduar”, Artan...

“Ky person para ca kohësh ka blerë një mjet të blinduar”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta

Gazetari Artan Hoxha shprehet i bindur se vasja e Edmond Koçit 3 ditë më parë në Durrës është e lidhur me një tjetër ngjarje, pikërisht atentatin ndaj Plarent Dervishit në vitin 2019.

Hoxha tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se ngjarjet kanë lidhje edhe me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe se në fakt zanafilla e tyre janë disa prona në Gjirin e Lalzit.

“Dyshimi me këtë ngjarje për mua është e njëjta dorë, i njëjti autor, është e njëjta skenë. Kanë ndërruar vetëm makinën, nga BMË kanë një benz të të njëjtit kalibër.

Tentativa për të ekzekutuar Plarent Dervishin u ndoq nga tentativa e një atentati tjetër ku u plagos Arjan Ndoji dhe Rumi i Shijakut. Problemi ka lindur për falsifikimin dhe grabitjen e pronave në Gjirin e Lalzit. Të gjitha palët kanë burime financiare, kanë burime njerëzore janë në gjendje të bëjnë atentate të tilla. Kujtoni atentatin e prokurorit. I vetmi që humbi jetën ishte shoferi, që paguhej 300 mijë lekë, por në emër të tij të regjistruara në kadastër ishin 24 mijë metër katror. Nuk është çështje bandash, është çështje e mirëfilltë e korrupsionit shtetëror.

Në të gjitha rastet nuk kemi autor, përveç të dyshuarve si bashkëpunëtor në atentatin ndaj prokurorit.

Po të ishte Plarent Dervishaj në Durrës mund të ishte ai personi që do t’i bëhej atentatit, sepse ky ishte miku i ngushtë i tij. Ky person para ca kohësh ka blerë një blind. Pse e ka marr mjetin e blinduar? Sepse e kishte nuhatur”, u shpreh Hoxha duke shtuar se nuk dihej përse atë ditë viktima nuk e kishte përdorur mjetin e blinduar.

TE TJERA

spot_img