E papritur/ Grida Duma padit Erion Veliajn, ja për çfarë e akuzon

Kandidatja për deputete e PD në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma ka paditur në Gjykatën Penale ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Në një deklaratë jashtë godinës së drejtësisë, ajo u shpreh se ka paditur Veliajn për shpifje dhe sipas saj dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.

“Në varësi të vendimit të gjykatës, unë deklaroj se ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër. Ajo që duhet të përmendim qartë dhe pastër është se drejtësia është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar Shqipërinë”, tha mes të tjerash Duma.

“Në reagimin e tij mbas deklaratës zyrtare të Partisë Demokratike, i akuzuari Erion Veliaj nuk paraqiti asnjë argument për të vërtetuar të kundërtën e deklarimeve të personave të përgjuar nga Antimafia Italiane, të cilët e implikojnë atë drejtëpërsëdrejti, por zgjodhi të sulmojë në mënyrën më të ulët znj. Grida Duma duke hedhur akuza të pabaza dhe totalisht të pavërteta”, thuhet ndër të tjera në padi.

Më tej, theksohet se Veliaj e ka quajtur Grida Dumën “trafikante apartamentesh”. “E vetmja gjë e paverifikuar për ne mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes”, ka thënë në atë kohë Veliaj, sipas padisë së Dumës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...