A ndryshojnë masat shtrënguese? Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, vendosen rregullat për 2 javët në vazhdim

197

Komiteti Teknik i Ekspertëve pas mbledhjes së sotme ka marrë vendim për të lënë në fuqi të njëjtat masa ekzistuese anti- C OVID19 edhe për dy javë të tjera.

- PUBLICITET -

Gjatë njoftimit për mediat, u tha se ka patur përmirësim të treguesve të pandemisë, megjithatë jo deri aty sa të lehtësohen masat e vendosura deri më tani.

Pozitiviteti i rasteve ka rënë gjatë 2 javëve të fundit, ashtu si dhe numri total i rasteve aktive apo të shtruarve në spitale.

Kështu, mbetet në fuqi:

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania).

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

Shkollat e mesme që kanë proceduar online, do të vijojnë në të njëjtën mënyrë.

Universitetet po ashtu do të vazhdojnë të mbeten online.

Ndalimi i grumbullimeve po ashtu do të mbetet në fuqi për dy javët në vijim.

Fluturimet me Britaninë e Madhe vazhdojnë të mbeten të pezulluara edhe për një periudhë kohe.

- PUBLICITET -