Moderatorja kritikon Sazan Gurin ‘Live’ në studio: Je se*sist, e ke bërë disa herë këtë, e kam parë që…(video)

363

Ambientalisti Sazan Guri ka qenë sot i ftuar në studion e ‘Rudinës’ dhe bashkë me panelistë të tjerë kanë folur rreth një studimi të fundit që është kryer nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbia.

- PUBLICITET -

Gjatë bisedës me botuesen Arlinda Dudaj, Sazan Guri i bëri asaj një kompliment dhe i kërkoi që të vazhdojë mendimin.

Në këto momente ndërhyri moderatorja Rudina Magjistari, e cila i tërhoqi vëmendjen dhe i tha Gurit se sjellja e tij është sek*iste, madje e përsëritur.

Sazan Guri: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.

Arlinda Dudaj: Faleminderit shumë, gjithmonë kam qenë.

Rudina Magjistari: Këto janë sjellje se*siste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjoj, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.

Sazan Guri: Po mirë, e kam pjesë të lumturisë.

Arlinda Dudaj: Ti je se*sist dhe unë i kam thënë në një emision tjetër.

Sazan Guri: Çfarë ke me mua, unë e kam të sinqertë atë, po çfarë se*siste, ç’më ngatërron me këto tema.

Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.

Sazan Guri: Ia bëra rrugës kur erdha bashkë me të. Ajo është goca e shokut, çfarë t’i them hë.

 

- PUBLICITET -