“Mashtruesa dhe legena” Rudina Hajdari nuk mban gojën, ‘shpërthen’ në Kuvend: Nuk keni bërë asgjë

5

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka folur me tone të ashpra në drejtim të politikanëve.

- PUBLICITET -

Ajo u shpreh e shqetësuar se fshatrat e qarkut të Elbasanit janë në harresë nga qeveria, edhe pse perla të natyrës.

Gjithahtu Hajdari shtoi se prej 30 vitesh, si PD dhe PS nuk kanë bërë asgjë për vendin, por e kanë lënë në harrestë të plotë.

Ndër të tjera, deputetja i cilësoi politikanët e dekadave të fundit si “mashtrues dhe legena”.

“Ajo që do të vë në dukje për ta ilustruar këtë që sapo thash, në këto 30 vite qoftë këto që janë në këtë sallë qoftë ata jashtë, nuk kanë siguruar minimumin për shqiptarët. Ato që janë më elementare, rrugët, ujin dhe energjinë elektrike. Nëse nuk më besoni për këtë që sapo thash, hajeni me mua dhe vizitojmë fshatrat e Çermenikës, Gjinarit, Tunjës, Sultës, Selitës, Mollasit, Greqanit dhe shumë e shumë fshatra që janë në zonën e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit.

Janë fshatra të harruara. Ku prej dy palë zgjedhjesh refuzojnë të votojnë. Të gjithë rrahin gjoksin më të madhe dhe thuhet se do u bëjmë rrugën, por nuk hedhin as një grusht zhavorr. Në Çermenikë nuk ka ujë të pijshëm, ujë vaditës, atje buhet për ujë, ndërkohë malet përreth vetëm rrjedhin ujë. Por ato janë dhënë për koncesione për një grup njerëzish. Hajde shkojmë në Gjinar, një perlë të Shqipërisë, por sapo shkon atje të bie në sy qendra e shkatërruar, që ka vetëm baltë. Në Gjinar çdo fundjavë shkojnë 600 turistë, por qeveria nuk ka vendosur dorë fare atje, që të lijojë turistët të shijojnë Gjinarin. Shtetarët tanë kanë vjedhur pyjet, për veten e tyre, shkojnë të gjithë fitimet që marrin nga këto pyje i fusin në xhepat e tyre.

Kur bie fjala për të paguar energjinë elektrike, çdo gjë që i takon bashkisë aty i ke, gati tu. Por kur bie fjala për të bërë investime, asgjë nuk bëhet. Kjo është e vërteta. Shko në Tunjë sot, një fshat që rrit levando në male, të shkosh atje 14 km rrugë dhe të mos bëhet asnjë investim, më thoni si e keni bërë në 30 vite. A nuk keni turp se si e keni bërë këtë vend. Duhet ta kishit bërë me kohë këtë gjë, na takon ne ta bëjmë sepse Shqipëria do të ecë përpara. Nuk do të mbajmë ne kusurin e legenëve e mashtruesve që s’kanë bërë asgjë për Shqipërinë për 30 vite. Elbasani është djepi i kulturës, por atje numërohen shumë shkolla të mbyllura. Sot Elbasani është qyteti më i varfër pas Kukësit. Ju nuk keni bërë asgjë dhe kërkoni një mandat të tretë, për çfarë për të larë mëkatet.

Sot një banorë i thjeshtë që jeton në këto fshatra, që duhet të ecë 20 km për në Elbasan, të ketë një problem shëndetësorë vdes rrugës. Ju në Shqipëri keni parë vetëm veten tuaj. Të gjitha pasuritë natyrore, floriri, uji, nuk kanë ngjyrë për ju, kushdo që kanë ardhur kanë dhënë koncesione. Kjo është e vërteta. Ndaj, kur ju përvetësoni taksat e shqiptarëve nuk doni të dini a janë të majtë apo të djathtë. Sa herë të jeni në qeveri një avaz keni. E pësojmë të gjithë njësoj, kur ju përvetësoni naftën, taksat, lumenjtë, ju përvetësoni të ardhmen e fëmijëve tanë. Unë kam thirrje për shqiptarët, boll u zutë për këta, sepse janë bashkë dhe kanë qenë gjithmonë bashkë. Ne duhet të luftojmë dhe të bëhemi bashkë kundër këtyre politikanëve që kanë zaptuar vendin. Ju nuk keni idealizma, por vetëm dëshirën për të vjedhur”, tha Hajdari.

- PUBLICITET -